KONSULENCË KOMUNIKIMI DHE MENAXHIMI

Një skuadër e specializuar në komunikimin e aftësive të ndërmarrjes tuaj.

A dëshiron të bësh të njohur biznesin tënd, shërbimet ose organizimin dhe të përmirësosh reputacionin e ndërmarrjes tënde? Kërkon një partner të besueshëm me njohuri të thella në tregun spanjoll dhe që mund të të ndihmojë të zgjerosh komunikimin  jashtë vendit? Atëherë ke nevojë për një konsulencë strategjike komunikimi.

Si Konsulentë në Marrëdhëniet Publike dhe në Komunikim propozojmë një strategji globale komunikimi dhe të marrdhënieve publike në mënyrë që ndërmarrja jote të bëjë të njohura shërbimet, produktet dhe vlerat e saj tek target grupi i synuar. Përshtatemi ndaj çdo situate dhe në çdo sector përmes një skuadre të përbërë nga profesionistë të sprovuar në marrdhëniet publike, në gazetari, publicitet, marketingun dixhital dhe në fusha të tjera të konsulencës.

NË NJË LINJË ME OBJEKTIVAT E TUA

Jemi ekspertë në dizenjim, zhvillim dhe ekzekutim të mekanizmave të komunikimit të përshtatura me kapacitetet dhe pikat e forta të çdo ndërmarrje që ka besim tek ne dhe sigurisht me objektivat e biznesit të klientit. Për të arritur rezultatet më të mira të mundshme, ngarkojmë konsulentët tanë të Marrdhënieve Publike dhe të Komunikimit që me anë të mënyrave të besueshme të informimit, të ngjallin interesin e audiencave të ndryshme dhe që të kontribuojnë në përmirësimin e reputacionit dhe rëndësisë të klientëve tanë.

Për të realizuar konsulencën strategjike të komunikimit, mësojmë rreth klientit tonë dhe investigojmë rreth opiniont të përgjithshëm rreth produkteve dhe shërbimeve të tij në mënyrë që të identifikojmë publikun të cilit duhet t’i drejtohemi. Shndërrohemi në “ekipin e komunikimit” të klientëve tanë, jo vetëm në një furnitor të thjeshtë.

Shërbimet tona kryesore te konsulencës strategjike të komunikimit janë:

  • Auditim komunikimi dhe analizë të reputacionit te korporatës.
  • Marrëdhëniet me influencers dhe audienca të tjera.
  • Zhvillim i udhëtimeve me gazetare dhe udhëtimeve familjare.
  • Matja, ndjekia dhe vlerësimi i fushatave të komunikimit dhe marrëdhënieve publike.
  • Marrëdhëniet me gazetarët dhe mediat e komunikimit.
  • Përgatitje e konferencave të shtypit.
  • Përpunim i dosjeve korporative, informacioneve dhe tribunës.
  • Kounikim i brëndshëm në një linjë me komunikimin e jashtëm.
© 2018-2024 MCinvestgroup.com | ✨ VA Studio